Vrau shqiptarët, 30 ditë
burg për policin maqedonas

Vrau shqiptarët, 30 ditë<br />burg për policin maqedonas
GOSTIVAR – Gjykata ka dënuar me 30 ditë paraburgim policin Jakim.T, 36 vjeç, i cili dje vrau dy të rinj shqiptar në Gostivar. Policia në versionin e saj të parë njoftoi për vrasjen e dyfishtë, duke nënvizur se polici që nuk ishte në detyrë kishte lënë të vrarë dy të rinjtë në vetëmbrojtje. Ngjarja ndodhi pas një zënke për një vend parkimi të makinave në lagjen ku po jetonin. Polici vrasës menjëherë është dërguar në paraburgim në burgun e Shutkës. Sipas mediave maqedonase, në hetimin e vrasjes është përfshirë edhe Sektori për kontrollin e brendshëm dhe standardeve profesionale. Siç bëhet e ditur, pjesëtari që vrau dy të rinjt është në njësitin policor "Tigrat".

LAMTUMIRA PËR DY SHQIPTARËT
Mijëra qytetarë të Gostivarit dhe vendbanimeve tjera nga mbarë Maqedonia i dhanë lamtumirën e fundit dy të rinjve shqiptarë që u vranë dje në Gostivar nga një pjesëtar policie. Kortezhi i dy të rinjve ka nisur nga vendi ku u vranë në afërsi të familjeve të tyre, ndërsa me nderime u përcollën në varrezat e qytetit. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë drejtuesit e Myftinisë së Gostivarit, personalitete politike si kreu i RDK-së, Rufi Osmani dhe kreu i PDSH, Menduh Thaçi si dhe personalitete tjera politike dhe të jetës shoqërore.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan