Aldison Belulaj, 23-vjeçari i cili vrau të dielën studenten e juridikut, Ariela Murati, ndodhet në gjendje kritike për jetën në reanimacionin e Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi qëlloi veten me dy plumba. 

Mjekët e spitalit bëjnë të ditur se truri dhe mushkëria e të riut janë jashtë funksionit, ndërsa po mbahet në jetë përmes aparaturave. Shanset për të jetuar janë minimale, pasi sipas mjekëve në të kaluarën asnjë rast me dëmtime të kësaj natyre nuk i ka shpëtuar vdekjes. 

Mjekët sqarojnë se dy plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit në trurin e studentit të Infermierisë kanë i shkaktuar dëmtime të rënda çka ka bërë që hemorragjia të mos ndalet kur kanë kaluar pesë ditë nga ngjarja përpara Fakultetit të Mjekësisë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com