Vendimi është dhënë nga gjykata e Pogradecit, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg.
Ngjarja shokuese ndodhi në një hotel në periferi të Pogradecit në 29 Qershor, kur 60 vjecari Hykollari masakroi 35 vjecaren Spahiu nënën e 2 fëmijve për motive xhelozie.
"Nga këqyrja e kufomës rezulton se vdekja e 35-vjeçares, nënë e dy fëmijëve, përkatësisht dy vajzave, 12 dhe 6 vjeçe, ka ardhur si pasojë e goditjes me mjete të forta. Ajo është goditur në kokë dhe pjesë të tjera të trupit 6 herë me cekicin e të dashurit të saj murator. Rezulton se shkak i krimit ka qenë këmbëngulja e viktimës për të ndërprerë lidhjen, pasi ajo kishte një të dashur tjetër", u shpreh Policia.
