Gjykata Penale ka caktuar “arrest me burg” për 59-vjeçarin Përparim Ademi, i cili ekzekutoi në vigjilje të Vitit të Ri me një breshëri plumbash motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Ademi është paraqitur në i qetë në gjykatë, ndërsa ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Avokati i tij mbrojtës deklaron se për 59-vjeçarin ka ndryshuar vepra penale, ndërsa tashmë akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, që dënohet me jo më pak se 20 vite burg ose burg të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e ndërrimit të viteve në rrugën "Bajram Tushi", në zonën e Astirit në Tiranë. Më të rëndë këtë krim e bën edhe fakti se në momentin e ngjarjes kanë qenë edhe dy të miturit 15 dhe 16 vjeç, fëmijët e Zhanetës.

Para grupit hetimor, Ademi tha se e ka kryer krimin për shkak të xhelozisë dhe se kishte lidhje me dy motrat, të cilat i vrau me breshëri plumbash. Ademi ka patur marrëdhënie jashtëmartesore fillimisht me Kristinën, shumë vite më parë, ndërsa pas ndarjes Ademi është lidhur me motrën tjetër, Zhanetën. Përparim Ademi, para gjyqtarit Gerd Hoxha, ka pretenduar se ka një fëmijë me njërën prej motrave, por që nuk e ka regjistruar në emrin e tij.

Bashkëshortja e Ademit, Vjollca, në deklaratën e saj para grupit hetimor është shprehur se ka qenë në dijeni të tradhtisë së bashkëshortit me dy motrat. Sipas saj, për të mbajtur familjen të bashkuar ka heshtur dhe madje ka bërë mikesha dy motrat. Ajo ka shtuar se ka patur hyrje dhe dalje familjare me ta, madje edhe kanë udhëtuar së bashku.

Por, si ndodhi ngjarja makabre? Report TV ka siguruar dosjen e prokurorisë, në të cilën cilësohet se Përparim Ademi, përpara se të ngjitej në apartamentin e dy motrave, ka marrë njërin nga fëmijët e tyre, i cili po luante poshtë pallatit duke e përdorur si karrem për të hyrë brenda. Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani kanë qenë duke ngrënë bukë. Në momentin që është hapur dera dhe motrat kanë parë që është pikërisht ai, kanë tentuar të mbyllin derën. Menjëherë 59-vjeçari Përparim Ademi ka hapur zjarr, fillimisht në derë dhe pastaj në drejtim të motrave, të cilat kanë qenë të shtrira. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja plumbash, ndërsa me vetëm 5 prej tyre janë qëlluar motrat Bardhi e Metani, të cilat mbetën të vdekura në vend. Pasi ka kryer krimin, 59-vjeçari ka qëlluar nëpër muret e banesës, më pas ka lënë armën tip automatik dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Automatiku është gjetur me karikatorin bosh, të cilin e ka zbrazur në trupat e viktimave dhe në banesën e tyre.  

Ademi është nga Tirana dhe ka jetuar për një periudhë kohe në Maqedoninë të Veriut. Ai njihet edhe si Përparim Tela, pasi vite më parë ka ndërruar mbiemrin për arsye që nuk dihen. Po ashtu nga Tirana ishin edhe dy motrat. Autori ka pasur probleme me ligjin në Maqedoninë e Veriut.

 
Përparim Ademi gjatë seancës gjyqesore

 

 
Kristina Bardhi, Përparim Ademi dhe Zhaneta Metani

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Detaje të reja nga vrasja e motrave! Përparim Ademi përdori si 'karrem' fëmijën për të hyrë në banesë

Përparim Ademi ka përdorur si karrem fëmijën e njërës prej motrave për të hyrë në banesën e dy motrave, të cilat me sa duket e kanë kuptuar rrezikun për shkak të tentativës së tyre për t’u ndarë përfundimisht me të.

Kur e kanë parë ardhjen e tij, dy motrat që po hanin bukë, kanë tentuar të mbyllin derën, por ka qëlluar me armë duke i lënë të vdekura në vend.

Përparim Ademi ka hapur zjarr fillimisht në derë dhe më pas ka qëlluar në drejtim të dy motrave.

Ai është shfaqur në gjendje të qetë sot në gjykatë, ndërsa rrezikon burgim të përjetshëm.

Ora 12:30
Përparim Ademi ishte në lidhje me të dyja motrat, me njërën kishte edhe fëmijë! Dëshmia e gruas së tij: E dija, kemi udhëtuar së bashku

1609585562_1609584454perparimademi.jpg

Detaje të reja zbardhen nga historia e Përparim Ademit me dy motrat, të cilat i vrau me breshëri plumbash. Marrëdhënia jashtëmartesore e Përparim Ademit ka filluar fillimisht me Kristinën shumë vite më parë, ndërsa pas ndarjes Ademi është lidhur me motrën tjetër, Zhanetën. Përparim Ademi, para gjyqtarit Gend Hoxha, ka pretenduar se ka një fëmijë me njërën prej motrave, por që nuk e ka regjistruar në emrin e tij.

Përparim Ademi, para se të ngjitej në apartament mori fëmijën e njërës prej motrave, që po luante poshtë pallatit duke e përdorur si karrem për të hyrë brenda. Dy motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani kanë qenë duke ngrënë bukë. Në momentin që është hapur dera dhe motrat kanë parë që është ai, kanë tentuar të mbyllin derën.

Menjëherë 59-vjeçari Përparim Ademi ka hapur zjarr, fillimisht në derë dhe pastaj në  me drejtim të motrave, të cilat kanë qenë të shtrira. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 26 gëzhoja plumbash, ndërsa vetëm 5 prej tyre kanë qëlluar motrat Bardhi e Metani. Pasi ka kryer krimin, 59-vjeçari ka qëlluar nëpër muret e banesës, më pas ka lënë armën tip automatik kinez dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Automatiku është gjetur karikatori bosh, të cilin e ka zbrazur në trupat e viktimave dhe në banesën e tyre.

Bashkëshortja e Ademit, Vjollca në deklaratën e saj para grupit hetimor është shprehur se ka qenë në dijeni të tradhtisë së bashkëshortit me dy motrat. Sipas saj, për të mbajtur familjen të bashkuar ka heshtur dhe madje ka bërë mikesha dy motrat. Ajo ka shtuar se ka patur hyrje dhe dalje familjare me ta, madje edhe kanë udhëtuar së bashku.

Ora 12:25
Avokati i Ademit: Gjendja e tij është e rënduar, ka pranuar akuzën

Avokati i Përparim Ademit, Arben Gramo tha se prokuroria ndryshoi veprën nga vrasje në rrethana cilësuese në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Avokati tha se gjendja e klientit të tij është e rënduar dhe se e ka pranuar krimin edhe në gjykatë.

"Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për arrest me burg. Kjo është vepër penale që parashikohet nga veprat më të rëndë, vetë personi e ka pranuar autorësinë. Prokuroria akuzoi Ademin fillimisht për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa sot kërkoi Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare. Ai është pohues për faktin penal dhe e ka pranuar versionin që jep organi procedues. Ademi është i rënduar psikologjikisht dhe shëndeti i tij nuk është i mirë", tha avokati.