Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ngjarjen tragjike të ndodhur në muajin janar, në Vlorë, ku u vranë dhe u dogjën nënë e bir. Policia e Vlorës zbardhi sot krimin makabër, ku autorë rezultonin nusja e viktimës dhe një person tjetër, me të cilin ajo dyshohet të ketë pasur një lidhje jashtëmartesore.

Policia ka arrestuar dy autorët e krimit, 32-vjeçaren Hysnie Hoxhallari dhe 26-vjeçarin Kasëm Pirjasi. Gruaja e këtij të fundit ka reaguar menjëherë pasi policia ka zbardhur krimin, duke thënë se nuk kishte asnjë dyshim se burri i saj e tradhtonte.

“Nuk kisha asnjë dyshim se më tradhtonte. Jetojmë në kushte ekstreme”, ka thënë bashkëshortja e Kasëm Pirjasit. Nga ana tjetër, fqinjët e 26-vjeçarit e quajnë këtë të fundit një ‘qen’, që banon te vjehrri i tij.

“Ky qeni që vrau bashkë me të dashurën e tij ka ardhur nga një fshat i Skraparit. Është i martuar ka një fëmijë dhe rri te vjehrri, Mehemet Bame”, pohuan fqinjët.

d.c./shqiptarja.com