Vriten dy gazetarë në Pakistan
Një gazetar i shquar pakistanez është gjetur i vdekur të mërkurën para shtëpisë së tij në jug të qytetit më të populluar pakistanez, Karaçi. Ky është sulmi i dytë vdekjeprurës ndaj punonjësve të mediave në dy ditët e fundit.
KARACHI (AA) – Një gazetar i shquar pakistanez është gjetur i vdekur të mërkurën para shtëpisë së tij në jug të qytetit më të populluar pakistanez, Karaçi. Ky është sulmi i dytë vdekjeprurës ndaj punonjësve të mediave në dy ditët e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Aftab Alam, gazetari 42-vjeçar i cili kishte punuar për televizionin privat informativ Geo TV, është qëlluar në kokë para shtëpisë së tij, njoftoi shefi i policisë në Karaçi, Feroz Shah.
Dëshmitarët okularë pretendojnë se dy persona të paidentifikuar kanë qëlluar Alam ndërsa ishte duke hyrë në veturën e tij.
Akoma nuk ka ndonjë indikacion në lidhje me motivet e vrasjes, por grupet e të drejtave të mediave besojnë se kjo është pjesë e një serie vrasjesh të vazhdueshme ndaj punonjësve të mediave.
Gjithashtu, të martën, disa persona të armatosur qëlluan furgonin, gjithashtu në pronësi të Geo TV në rrugën më të frekuentuar në Karaçi, duke vrarë një inxhinier dhe e lanë të plagosur shoferin. Përgjegjësinë mbi këtë sulm nuk e ka marrë përsipër askush.
"Kriminelët kryejnë terror ndaj gazetarëve, por qeveria ka dështuar për të na mbrojtur. Qeveria lëshon deklarata të zakonshme ku solidarizohet me familjet e të vrarëve dhe zotohet se do të sjellë vrasësitë para drejtësisë, por praktikisht asgjë nuk është bërë", tha për AA Idrees Bhaktiar, kryetar i Unionit Federal të Gazetarëve në Pakistan.
Geo TV edhe më parë ishte i ndaluar në Pakistan, për shkak të konfliktit me agjencinë e inteligjencës Inter-Service.
Pakistani është një nga shtetet më të rrezikshme për gazetarët me rreth 100 të vrarë që nga vitit 2000.
Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.3%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.7%
Vota total: 3914
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar, 20:17
-
Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia në Report Tv: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi në media ia rëndojë problemet
17 Janar, 20:10
-
J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve
17 Janar, 20:03
-
Itali/ Po shkëmbenin 1,1 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarët pranë stacionit të trenit! Tentuan të hidhnin drogën në rrugë dhe të arratiseshin
17 Janar, 20:03
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Temperaturat e ulëta, Trump do ta bëjë betimin brenda Kapitolit
17 Janar, 19:54
-
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar!
17 Janar, 19:43
-
Itali/ Trafikanti shqiptar me ‘ide gjeniale’, e fsheh kokainën në zilen e biçikletës! Nisi të dridhej prej nervozizmit dhe frikës kur iu afruan policët
17 Janar, 19:37
-
Armëpushimi Izrael-Hamas, ish-diplomati: Mendoj se Trump ka rol, ka mik Netanyahu ashtu dhe Erdoganin! Eksperti: Gaza duhet të rehabilitohet
17 Janar, 19:31
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, shkak dyshohet masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës!
17 Janar, 19:13