Është bërë e ditur se Forcat e Sigurisë së Jordanisë kanë vrarë katër nga autorët e sulmit të armatosur që ndodhi sot në qendrën e qytetit Karak.
 
Autorët e sulmit me armë që shkaktoi 10 viktima, mes tyre katër oficer policie, dhe 6 civilë, ishin strehuar në një kodër afër kështjellës antike të qytetit.
 
Ende nuk është bërë e ditur nëse autorët e sulmit i përkisnin ndonjë grupi ushtarak. Sipas raportimeve të medieve nga sulmi kanë mbetur 27 persona të plagosur dhe disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
 
Jordania është një pjesëtaret e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të kundër ISIS dhe është kërcënuar disa herë për sulme nga ana e të ashtuquajturit Shtet Islamik, por ende nuk dihet nëse përgjegjës për këtë sulm është ISIS.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com