PRISHTINË- Rritet numri i kosovarëve të vrarë në luftimet në Siri. Gazeta Express bën të ditur se lajmi është postuar nga grupet islamike në rrjetet sociale. Viktima është E. Avdiu që ishte larguar nga Kosova dhe prej kohësh jetonte në Norvegji, prej nga u është bashkuar muxhahedinëve.

”Eselamu alejkum vllezer e motra sot ra shehid in shaa Allah dhendrri im vllau i juaj muxhahidi ne token e shamit në siri shehid in shaa Allah AMIN”,- është kjo mënyra se si është dhënë lajmi për të.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)