SUDAN - Një shqiptar i Malit te Zi është ekzekutuar ne Sudan. Ai është Anton Stanaj, një biznesmen nga Podgorica dhe bashkëpronari i kompanisë së fuqishme Roksped. Mediat serbe shkruajnë se Stanaj është vrarë në hotel, pasi sekretari e lajmëroi se po e kërkon partneri i biznesit për një bisedë.
Lajmi për vrasjen e tij është konfirmuar për mediat nga familja, por deri tani autoritetet kanë zbuluar shumë pak të dhëna mbi rrethanat e ngjarjes, veç faktit se është vrarë në një hotel në Sudan ku po qëndronte. Sipas burimeve të pakonfirmuara, autor i krimit është një shqiptar nga Kosova, partner i tij në biznes dhe shkak dyshohet të jetë një borxh që viktima i kishte autorit të dyshuar .
42-vjeçari Stanaj, biznesmen i fuqishëm në Podgoricë, kishte edhe në Sudan një kompani për prodhimin e duhanit, ndërsa u vendos atje pasi Gjykata e Beogradit dy vjet më parë e dënoi me burgim dhe një gjobë prej 100 mijë eurove, nën akuzën e kontrabandës së cigareve në rajon.
Pavarësisht këtij dënimi Anton Stanaj, u lirua pasi pagoi një garanci pasurore prej 400 mijë eurosh. Firma e tij në Podgoridcë, Roksped, ka si aktivitet shitjen e duhanit si dhe të automjeteve.

(Foto, Anton Stanaj)
Redaksia Online
(Gre.M/j.d/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com