Vritet me armë zjarri në mes të
Athinës avokati i njohur grek

Vritet me armë zjarri në mes të<br />Athinës avokati i njohur grek<br>
Pasditen e sotme rreth orës 19:00 në kryeqytetin grek dy persona të armatosur kanë vrarë një nga avokatët më të njohur grekë.

Sipas policisë, dy persona, ekzekutuan me armë zjarri, pistoletë avokatin Michalis Zafeiropoulos në rrugën “Asklepios”, në qendër të Athinës.

Sekretaria e avokatit Zafeiropoulos i tha policisë se, dy ekzekutorët kishin lënë takim me avokatin dhe qëndruan për disa minuta në hollin e zyrës dhe sipas sekretares ekzekutorët nuk ishin të maskuar dhe nuk flisnin mirë greqisht.

Ekzekutorët larguan sekretaren nga zyra dhe më pas kanë qëlluar avokatin, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme, raporton polica e Athinës.

Gjithashtu policia ka deklaruar se po heton disa pista lidhur me ngjarjen, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes me porosi.

Avokati Michalis Zafeiropoulos ka marrë pjesë në disa prej gjyqeve më të rëndësishme të ndodhura vitet e fundit në Greqi, ku janë përfshirë disa emra të njohur të politikës greke.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?