Mbrëmjen e sotme është ekzekutuar me rreth 40 plumba biznesmeni Bardhok Pllanaj, 46-vjeç, i njohur si 'Kumbar' droge, teksa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij në fshatin Dobraç i Ri të Shkodrës. Pllanaj është një emër i njohur për policinë. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, ai arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku.

Nga një dinamikë paraprake e ngjarjes autorët e kanë ndjekur për rreth 150 metra Pllanajn dhe në një moment kanë ecur paralelisht me të duke e qëlluar poshtë shtëpisë së tij.

Ai njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”. Asokohe Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të Palanajt, e cila kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Gjithashtu Planaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. 46 vjeçari dyshohet si i përfshirë në operacionin e quajtur “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha. Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen e asaj date, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg.

Afër vendit të ngjarjes ku u ekzekutua Pllanaj është konstatuar një makinë e djegur brenda së cilës janë gjetur dhe 2 armë të cilat dsyhohet se janë të autorit dhe ai i ka përndorur për të kryer krimin. Policia ka rrethuar zonën, ndërsa në ndihmë të saj ka shkuar edhe FNSH. Ndërkaq janë ngritur pika kontrolli dhe po kryhen kontrolle te imtësishme për identifikimin dhe kapjen e autorit.

"Më datë 04.04.2021, rreth orës 21:10, në fshatin Dobraç i Ri, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër,  duke udhëtuar me automjet është vrarë me armë zjarri shtetasi B. P. rreth 46 vjeç banues në Shkoj i Ri. Shërbimet e Policisē kanë rrethuar zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar dhe grupe të FNSH Shkodër. Veprimet po kryhen me grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve", thotë policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Ekzekutim i mirëorganizuar, drejt Bardhok Pllanajt u zbrazën 40 plumba

1617566271_jampe.jpg

Burime për Report Tv bëjmë me dije se në vendin e ngjarjes ku është vrarë Bardhok Pllanaj janë gjetur 40 gëzhoja. Ndërkaq mësohet se është qëlluar disa metra para se makina e tij të ndalet. Sipas të dhënave duket një ekzekutim i mirëorganizuar.

Ora 22:32
Detaje nga vrasja e ‘Kumbarit’ të drogës! Makina e gjetur e djegur me targa italiane, brenda saj ishin 2 armë, dyshohen të autorit

1617566292_as.jpg

Detaje të reja nga vrasja e Bardhok Llanajt në Shkodër. Makina e djegur e gjetur pranë pompave ne Dobraç, mjeti tip Volskëvagen Passat ishte me targa italiane. Burime për Report Tv bëjnë se në makinë janë gjetur dy armë. Armët dyshohet se i përkasin autorit dhe janë përdorur për krimin.

Ora 22:20
Vrasja e Bardhok Pllanajt, pistë kryesore larja e hesapeve të drogës! Gjenden gëzhoja në vendin e ngjarjes

1617567705_gezhoja.jpg

Bardhok Pllanaj dyshohet se është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, për larje hesapesh. E gjitha mendohet se ka lidhje me aktivitetin e tij, pasi ai dyshohet si trafikant droge. Në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë gëzhoja.

Ora 22:00
U ekzekutua sot, ‘Kumbari’ i drogës u dënua me burgim në mungesë në 2014! Gjykata i ka sekuestruar pallatin 10-katësh me vlerë 2 milionë euro

1617566247_pamje.jpg

Bardhok Pllanaj i ekzekutuar mbrëmejn e sotme njihej me nofkën “Kumbari” dhe është dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

Asokohe Gjykata e Rrethit të Shkodrës vendosi të sekuestrojë një pallat 10-katësh në pronësi të Palanajt, e cila kapte vlerën e 2 milionë eurove. Gjithashtu Planaj, ishte i skeduar nga policia si një person që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Ora 21:57
Ekzekutimi i ‘Kumbarit’ të Shkodrës, pamje pranë vendit të ngjarjes! Dëgjohen britmat e një gruaje

1617566257_pamej.jpg

Këto janë pamjet pranë vendit të ngjarjes ku është vrarë biznesmeni biznesmeni Bardhok Pllanaj. Në video dëgjohen dhe britmat e një gruaje e cila mendohet se është e afërmja e tij.

Ora 21:45
Kush është Bardhok Pllanaj 'Kumbari' i Shkodrës që u ekzekutua sonte! Dyshohet si koka e trafikut të kokainës drejt Italisë me gomone në 2014

I ekzekutuari në Shkodër, biznesmeni Bardhok Pllanaj është një emër i njohur për policinë. 7 vite më parë, i dyshuar si trafikant narkotikësh, Pllanaj arriti t'i shpëtonte policisë dhe u fsheh në automjetin e ish-deputetit Mark Frroku. Ngjarje kjo e cila trazoi politikën katër vite më parë si një skandal i përmasave të mëdha, por që Frroku e mohoi një gjë të tillë. Nga ana tjetër, ishte raporti i oficerëve të gjurmimit në sektorin e narkotrafikut ku shkruhet se ai ka lëvizur nga lokal “Antika” në Tiranë drejt Laprakës me automjetin "Audi" në pronësi të deputetit. 46-vjeçari ishte në kërkim policor në 2014-ën i dyshuar për trafik droge.  

I njohur ndryshe si "Kumbari" i Shkodrës, Pllaja mbahej në vëzhgim prej disa kohësh si i përfshirë në trafik droge për llogari të operacionit “Lugina Vilunit”, ku u sekuestruan rreth 804 kg drogë e lloji kanabis në momentin kur po tentohej të trafikohej drejt Italisë me gomone. Droga u hodh nga trafikantët në det në vendin e quajtur Rana e Hedhun në Shëngjin pasi ata panë shërbimet e policisë. Koka i trafikut u dyshua pikërishit biznesmeni Bardhok Pllanaj.

Gjatë operacionit “laguna e Vilunit të zhvilluar më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin nga një mjet lundrues, në det çanta të zeza në përmasa të mëdha. Pasi u nxorën nga deti, rrezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg. Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve është identifikuar si shtetas italian.

LEXO TË PLOTË: Arrestohet 'Kumbari' i Shkodrës, biznesmeni Bardhok Pllanaj, i sekuestrohet pallati 2 mln euro

Ora 21:39
Del emri dhe fotoja e personit që është ekzekutuar në Shkodër, ishte duke udhëtuar me makinë kur u qëllua

1617565114_5e413bf32b25apllanaj.jpg

Në Dobraç Shkodër, duke udhëtuar me mjet është ekzekutuar me armë zjarri, Bardhok Pllanaj..