EMRAT/ Vritet me kaçavidë nga bashkëkombasi i tij 47-vjeçari shqiptar në Itali

EMRAT/ Vritet me kaçavidë nga bashkëkombasi i tij 47-vjeçari shqiptar në Itali

Viktima Ilir Dervashi dhe vendi i ngjarjes

Ilir Dervashi, 47-vjeç është vrarë nga bashkëkombasi i tij Miri Gurra në Itali. Fillimisht ngjarja u raportua se vdiq nga një aksident automobilistik, por më pas siç shkruajnë mediat italiane, plagët që Ilir Dervashi kishte në bark dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me kaçavidë.

Ngjarja ndodhi në Bolonja dhe ishte ekipi i mjekëve që konstatoi se viktima kishte humbur jetën pasi ishte vrarë duke u goditur disa herë më kaçavidë në bark. Për vrasjen akuzohet Miri Gurra, nga Shqipëria 34 vjeç, i cili është arrestuar, tashmë.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 9 të mëngjesit të së dielës (17 shtator), në shtrirjen e autostradës në drejtim të Bolonjës, e cila kalon përgjatë rrethit Navile. 

Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, një Renault Capture, ishte përplasur me makinën përballë, duke përfunduar në anë të rrugës. 

34-vjeçari nuk mori asnjë plagë, por Dervashi gjeti vdekjen. Gjendja e trupit ngjalli menjëherë dyshime. Policia rrugore ka njoftuar menjëherë prokuroren kujdestare Michela Guidi.

Hipoteza është se mes dy burrave mund të ketë shpërthyer një debat, për të cilin arsyet nuk janë zbuluar. Dhe në zemërim e sipër, Gurra, duke kapur gjënë e parë që shihte, pra një kaçavidë të gjetur në kabinën e pasagjerëve, e goditi vazhdimisht Dervashin në bark. Në atë moment ai mund të ketë humbur kontrollin e makinës, duke përfunduar duke e goditur makinën përballë.

Gurra, në përfundim të hetimeve, u arrestua për vrasje dhe u shoqërua në Dozza. Ai nuk tha asnjë fjalë, as oficerëve dhe as prokurorëve. Mundësinë e inateve të vjetra mund të kenë shkaktuar grindje.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë