Kush është viktima e sherrit me thika në Tiranë, policia del me njoftimin zyrtar

Kush është viktima e sherrit me thika në Tiranë, policia del me njoftimin zyrtar

1711919253_finalprojekt.00440900.Still178.jpg

Policia ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Shkozë, ku pas një sherri mes disa të rinjve, humbi jetën 18-vjeçari, Aurelio Dervishi.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me makina, kur janë konfliktuar fizikisht me thika me njëri-tjetrin.

‘Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Sherr me thika mes dy grupe të rinjsh në Shkozë, vritet 18-vjeçari! Autorët në kërkim (EMRI+ VIDEO)


M.Q./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë