Grindja për vendosjen e një tende dielli në një lokal në zonën e Kombinatit dhe zhurmat e lokalit poshtë banesës, janë bërë shkak për vrasjen e një personi me thikë, i cili ishte i punësuar dhe si roje i shkollës së mesme “Myslym Keta”. Luan Koprencka mbeti i vrarë paraditen e kësaj të hëne në Kombinat, ndërsa u godit disa herë me thikë. Si të dyshuar për krimin, policia identifikoi dy persona të cilët u shpallën në kërkim. 55 vjeç Konprencka u godit disa herë me thikë në bark nga dy persona pas një konflikti për motive banale. Sipas dëshmitarëve, ai ishte ulur në një bar- kafe kur u sulmua nga dy persona.
Si autorë të dyshuar të krimit, policia shpalli në kërkim, Alban Hykën si dhe kunati i tij, Vladimir Islami. Pasditen e të hënës, pas rreth shtatë orësh, policia arrestoi Hykën në afërsi të Ndroqit. Burimet thanë se ai ishte duke ecur në këmbë për t’iu shmangur kontrolleve të policisë, ndërsa mësohet i ishte drejtuar Shijakut me qëllim për t’u larguar nga Tirana.
Pronësia për Bar-Kafe
Të dyshuarit sipas policisë kanë në pronësi një bar- kafe, në katin e parë të një pallati ku banonte i vrari Koprencka. I vëllai i viktimës tregon se policia ka qenë në dijeni të këtij konflikti. Sipas tij inspektori i rendit per këtë zonë, ka ndërhyrë disa herë por nuk e ka zgjidhur konfliktin. Shkëlqim Koprencka rrëfen se e ka marrë vesh rastësisht ngjarjen ndërsa ka qenë në punë. Më tej ai shton se kërkojnë nga shteti vetëm drejtësi. Shkak për krimin sipas burimeve të policisë, dyshohet se është konflikti për shkak të zhurmës që shkaktohej lokal. Nga ana tjetër vëllai i viktimës, thotë se konflikti ka ndodhur për një tendë të lokalit në pronësi të Islamit.
Vrasjen ja lemë shtetit
Vëllai i 55 vjeçarit, Luan Koprencka, i cili mbeti viktimë mëngjesin e djeshëm pas një sherri me thika në Kombinat,ka thënë se konfliktet me autorin përfunduan në këtë situatë. “Kemi pasur prej kohësh konflikte me autorin, por nuk mendonim se gjerat do arrinin deri këtu”. Më tej ai ka treguar se konflikti me Alban Hykën, ka nisur pasi Luani jetonte në katin e dytë të një banese, këtu poshtë (në katin e parë), i riu kishte hapur një lokal. “Luani jetonte në katin e dytë të banesës. Poshtë kishte një lokal që ishte hapur kohët e fundit. Kemi pasur konflikte për shkak të zhurmave të lokalit. Gjithashtu edhe pasi nga shtëpia e Luanit rridhte ndonjëherë ujë poshtë, për shkak të amortizimit të ndërtesës. Ai jetonte në kushte të vështira ekonomike. Për vrasjen tani e kemi lënë në dorë të shtetit”-ka thënë vëllai i 55 vjeçarit.
Shkaku i vrasjes
Më tej ai shton se kërkojnë nga shteti vetëm drejtësi. Shkak për krimin sipas burimeve të policisë, dyshohet se është konflikti për shkak të zhurmës që shkaktohej lokal dhe vendosjes së një tende.
Policia në dijeni
I vëllai i viktimës tregon se policia ka qenë në dijeni të këtij konflikti. Sipas tij inspektori i rendit per këtë zonë, ka ndërhyrë disa herë por nuk e ka zgjidhur konfliktin.
/Shqiptarja.com

VIDEO