Operacion për të parandaluar sulmet gjatë Pashkës, terroristët vrasin një gazetare në Irlandë

Operacion për të parandaluar sulmet gjatë Pashkës, terroristët vrasin një gazetare në Irlandë

Një gazetare është vrarë në Irlandë gjatë një aksioni të policisë në zonën Creggan të Derryt mbrëmjen e së enjtes. Ajo është Lyra McKee 29-vjeçe, ndërsa policia po e konsideron si “incident terrorist”.

Incidentet nisën pasi policia bastisi disa shtëpi në këtë zonë, ndërsa ndaj saj janë hedhur bomba molotov dhe është qëlluar me armë zjarri. Lyra McKee u plagos në vendin e ngjarjes, por pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital nuk mundi që të mbijetonte duke ndërruar jetë.

“Një person qëlloi pa dallim” tha njëri nga reporterët që gjithashtu gjendej në vendin e ngjarjes gjatë aksionit. Ndërsa Zv.shefi i policisë, Mark Hamilton thotë se pas kësaj ngjarjeje dyshohet se është organizatat "IRA”. Ai shpjegoi se operacioi po zhvillohej pasi "Po kërkonim për armë zjarri që mund të përdoreshin gjatë fundjavës së Pashkës". 

Gazetarja Lyra McKee që u vra mbrëmë 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë