TIRANË- Një konflikt mes 2 personave ka përfunduar deri në përdorimin e thikës, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ‘Xhamlliku’, ku i plagosur ka mbetur Adrian Ismailaj 47 vjeç.
Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se kanë qenë 2 persona duke luajtur domino me njëri-tjetrin, i plagosuri dhe një person tjetër. Autori M. C., 38 vjeç ka dalë nga shtëpia dhe ka pretenduar se ata po bënin zhurmë. Aty ka nisur konflikti, kanë debatuar, janë konfliktuar fizikisht dhe pastaj autori ka nxjerr thikën dhe e ka qëlluar. I plagosuri, Adrian Ismailaj është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.