Vritet për hakmarrje 40 vjeçari
në kërkim dy vëllezërit Biba

Vritet për hakmarrje 40 vjeçari<br />në kërkim dy vëllezërit Biba
LEZHË - Një 40-vjeçar është ekzekutuar rreth orës 18.00 në Tale të Lezhës. Ludovik Ujka, 40 vjeç nga ky fshat, është qëlluar me breshëri automatiku nga persona të identifikuar tashmë nga policia afër banesës së tij, ku po ndërtonte një biznes.

Në kohën që Ujka ka dalë nga shtëpia dhe i është drejtuar një objekti që kishte në ndërtim është qëlluar me automatik nga persona, të cilët lëviznin me një automjet, duke e lënë të vdekur 40-vjeçarin. Ujka ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa autorët janë larguar menjëherë pas krimit.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dhjetëra forca policie, FNSH nga Shkodra dhe RENEA nga Tirana, të cilat janë vënë në kërkim të autorëve. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Lezhës pohuan, se bëhet fjalë për 2 vëllezër me mbiemër Biba, të cilët u shpallën në kërkim dhe nisi ndjekja e tyre.

ZGJOHET HASMERIA 10 VJECARE
Të njëjtat burime njoftuan, se nga hetimet e para rezulton, se viktima Ludovik Ujka, 40 vjeç, është vrarë për hasmëri, e cila zë fill shumë 10 vite më parë. Më 7 korrik të vitit 2003, Ujkës, familja Biba i ka vrarë vëllain, Nikolin Ujkën, si dhe bashkëshorten e tij. Pa u mbushur as 2 muaj, më 1 shtator po të vitit 2003, Ludovik Ujka ekzekutoi për hakmarrje Zef Bibën dhe Eleni Hoxhën, ngjarje kjo ku mbeti i plagosur dhe Kastriot Biba.

Në atë kohë policia ngriti dyshimet se vrasja mund të ishte kryer nga anëtarë të familjes Ujka.

DENIMI DHE LIRIMI I UJKAS
Ludovik Ujka ishte dënuar fillimisht nga gjykata e Lezhës me 25 vite burg, vendim ky i lënë në fuqi edhe nga Apeli. Por në vitin 2007, Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e dy vendimeve të mëparshme dhe rikthimin e çështjes për gjykim në shkallë të parë.

Pas tri vitesh në kërkim dhe pasi ishte dënuar në mungesë, forcat speciale të RENEA-s arrestuan Ludovik Ujkën, i cili në vitin 2011 u lirua nga burgu, pasi mbaroi dënimin dhe emigroi në Itali. Burime nga Lezha deklaruan, se ai ishte kthyer në Tale vetëm para një muaji, ndërkohë që mendohet se hasmi ka studiuar çdo lëvizje të tij, derisa e vranë fare pranë shtëpisë.

vrasja lezhe
(Foto nga vendi i ngjarjes)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'

Praga mbështet mbrojtjen e Ukrainës në territorin rus, por pranon se ka 'dilema'