Një 25-vjeçare shqiptare është vrarë me thikë në Londër nga një 31-vjeçar shqiptar në rrethana dhe motive ende të panjohura . Policia Metropolitane ka akuzuar për vrasjen e Elidona Demirajt, shqiptarin Arben Rexha, 31 vjeç. Rexha do të paraqitet përpara Gjykatës së Lartë, në Old Baily, në datën 1 mars. Policia britanike është e rezervuar për motivet e vrasjes  dhe fotot e viktimes dhe autorit.