Vritet xhaguari i cili  u përdor gjatë prezantimit të flakës Olimpike në Brazil. Kafsha iu largua personit  që e kontrollonte gjatë ceremonisë  duke sulmuar një ushtar. Sipas organizuesve ishte një gabim që gjatë shfaqjes u përdor një kafshë e egër e mbajtur me zinxhir.
Shumë prej mbrojtësve të kafshëve kanë dënuar vrasjen e xhaguarit të quajtur Juma. Kafsha ishte marrë në xhungël nga ushtarët pasi nënë e saj kish ndërruar jetë.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)