Tirane- Zgjatja e sezonit turistik po mban në këmbë besimin në ekonomi edhe gjatë vjeshtës. Banka e Shqipërisë thotë se besimi në ekonomi në tetor u rrit lehtë me 0.4%, i ndikuar kryesisht nga pozitivitet në sektorin e shërbimeve. Në një masë më të vogël ndikoi edhe rritja e besimit konsumator dhe e sektorit të tregtisë. “Nga ana tjetër, treguesit e besimit në sektorin e industrisë dhe në atë të ndërtimit shënuan rënie në krahasim me një muaj më parë”, thuhet në vrojtim
Besimi në sektorin e shërbimeve është rritur me 4% në muajin që lamë pas si rezultat i ecurisë pozitive të aktivitetit si dhe kërkesa në rritje për shërbime, duke sinjalizuar shtim të turistëve edhe në këtë periudhë. Sa i takon çmimeve ky sektor thotë se do të ulen.
Përmirësim të lehtë me 0.2% ka regjistruar edhe besimi i konsumatorëve, pasi janë më optimist për situatën ekonomike, thonë se do të bëjnë blerje në shuma të mëdha dhe presin reduktim të mëtejshëm të papunësisë. Kurse tregtia e cila është goditur edhe nga zhvlerësimi i valutave është vetëm 0.1% më optimiste e ndikuar kryesisht nga vlerësime më të mira për ecurinë e biznesit aktual.
Në anën e kundërt, besimi është tkurrur ndjeshëm tek sektori i ndërtimit. Ata janë 3.3% më pak optimistë si rezultat i ngadalësimit të aktivitetit të tyre dhe rënies së porosive. Në rënie në këtë sektor raportohen edhe çmimet.
Po për të njëjtat shkaqet është ulur me 2.5% besimi në ekonomi edhe nga industria, pasi vlerësojnë se është ulur prodhimi, ka më pak kontrata të reja e çmime më të lira. Situatë që sipas tyre do të vijojë edhe për muajit e ardhshëm.
S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
29.5%
-
Të gabuar
56.6%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 129
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTO/ Momenti kur edukatorja qëllon 3-vjeçarin në një kopsht në Tiranë! Babai: Më kanë bërë presion që të mos kallëzoja në polici
23 Janar, 20:36
-
Vettingu/ Kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendim gjyqësor, KPA shkarkon përfundimisht ish-gjyqtarin Guximtar Boçi
23 Janar, 20:20
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Tiranë/ 52-vjeçari humb kontrollin e makinës, godet 2 qytetarë! Përplaset edhe me murin e ambasadës amerikane
23 Janar, 18:58
-
Dyshohet se morën ryshfet, pezullohen nga detyra dy policët në Tiranë! AMP nis hetimet
23 Janar, 17:58
-
Klima rrezik për ekonominë, BSH marrëveshje me Bankën Europiane! Sejko: Të financohen më shumë projektet e gjelbra
23 Janar, 17:35
-
Nisin punimet për fazën e dytë të TEDA Tirana, Veliaj: Do punësohen 5-7 mijë persona
23 Janar, 14:53
-
Njohja e periudhave të punës para ’94, miratohen ndryshimet te 'Ligjet', zv.ministrja Manjani: Do njihen pa pengesa proceduriale! Përfitojnë 40 mijë persona në vit
23 Janar, 14:27
-
Tiranë, edukatorja 46-vjeçare shpallet në kërkim, akuzohet se dhunoi një të mitur në kopsht privat tek ‘Astiri’
23 Janar, 13:38
-
Zyrtare/ Njohje e vjetër, Egnatia rikthen në Superligës sulmuesin Guindo
23 Janar, 11:15
-
Antidroga e Tiranës sekuestron 60 kg kanabis, 2 në pranga, 2 në kërkim! Droga me 6 thasë u gjet në makinë! Do shitej 1200 euro kg në Kamëz (EMRAT+VIDEO)
23 Janar, 08:50
-
Nga Budapesti në Shkodër, 300 objekte shqiptare do ekspozohen për herë të parë
22 Janar, 21:22