Vuçiç në Washington, bisedime të
vështira,çështja e vëllezërve Bytyçi

Vuçiç në Washington, bisedime të<br />vështira,çështja e vëllezërve Bytyçi
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka udhëtuar këtë të hënë drejt Washingtonit për t’u takuar me nënpresidentin amerikan Mike Pence dhe përfaqësues të tjerë të niveleve të larta në Amerikë.

Në prag të vizitës së Vuçiçit në SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve në Amerikë ka miratuar një rezolutë, e cila i kërkon Pentagonit raporte bashkëpunimi ushtarake mes Rusisë-Serbisë.

Në vazhdën e bisedave mendohet se do jenë çështje aktuale, duke nisur nga sulmi i ambasadës amerikane në Beograd, pak ditë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa mendohet se temë tjetër e takimeve të Vuçiçit do jetë dhe vrasja e vëllezërve Bytyçi, me prejardhje nga Kosova dhe me nënshtetësi amerikane.

Pritet që biseda mes Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe nënpresidentit amerikan Mike Pence të jetë sa e vështirë, aq dhe me interes të përbashkët mes dy vendeve.

Redaksia Online
NJ.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi