Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Moskë, ka deklaruar se bashkëpunimi ekonomik me Serbinë është i mirë, megjithqë ekonomia botërore është në gjendje të keqe.
Kryeministri Vuçiç e ka falënderuar zotin Putin për mbështetjen e Rusisë në Kombet e Bashkuara dhe UNESCO dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku Serbia, siç u shpreh ai, po përpiqet ta ruaj integritetin e saj, raprton agjencia Beta.
“E dimë se situata në gjithë botën është e komplikuar”, tha Vuçiç dhe ka shtuar se “as në Ballkan nuk është më pak e komplikuar”.
Theksohet se zoti Vuçiç e ka njoftuar presidentin Putin për Marrëveshjen me Prishtinën në Bruksel dhe pengesat në zbatimin e saj.
Gjatë qëndrimit të tij në Rusi, Aleksandar Vuçiç, është takuar edhe me kryeministrin Dmitry Medvedev. Vizita triditëshe e Vuçiç në Rusi përfundon nesër.
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com