Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë takimeve që po mban në Kosovë, ka deklaruar se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën, ndërkohë që shteti që drejton nuk do të jetë i pranishëm as në inaugurimin e Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi.
“S’ka asgjë nga njohja e Kosovës” tha Vuçiç.
Lidhur me bisedimet me shqiptarët, Vuçiç ka theksuar se është i gatshëm që gjithmonë të bisedojë me shqiptarët.
“Jam gjithmonë i gatshëm të bisedoj edhe me shqiptarët”, ka thënë Vuçiç.
Po gjatë vizitave që ai po bën në Kosovë, Vuçiç ka thënë se Trepça është e Serbisë dhe nuk do të lejohet që ajo ti merret.
“Do të insistojmë në Bruksel... nuk dëshirojmë ta fyejmë askënd, dhe s’dëshirojmë të japim fjalë të mëdha... por Trepçën do ta ruajmë”, ka theksuar ai.
/Shqiptarja.com