Vuçiç për mediat: Presidenti Trump
do vizitojë Serbinë

Vuçiç për mediat: Presidenti Trump<br />do vizitojë Serbinë
 
Nga Nju Jorku Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç  tha se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerkisë, Donald Trump i ka thënë “po” ftesës së tij për të vizituar Serbinë në ditët në vijim.
 
“Kur ia dorëzova ftesën, në detaje i kam sqaruar pse mendoj se është e rëndësishme që të vizitojë Serbinë. Kam folur për marrëdhëniet e të gjithë qytetarëve në Serbi ndaj tij dhe politikës amerikane, si do ta presin njerëzit në Serbi, pse është kjo e rëndësishme, dhe se vizita e tij do të tregonte se sa serbët e dëshirojnë këtë miqësi”, është shprehur Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, për mediat amerikane, informmacion ky i transmetuar nga mediat në Serbi.

Redaksia online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron