Vuçiç-Ramës: Beogradi zyrtar kërkon
marrëdhënie më të ngushta me Tiranën

Vuçiç-Ramës: Beogradi zyrtar kërkon<br />marrëdhënie më të ngushta me Tiranën
"Beogradi zyrtar kërkon marrëdhënie më të ngushta me Tiranën". Kështu është shprehur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në takimin e zhvilluar sot në Paris me kryeministrin Edi Rama. Takimi mes dy kryeministrave është bërë në kuadër të punimeve të Samitit të Ballkanit ku kanë diskutuar rreth marrëdhënieve bilaterale.
 
Në një prononcim për mediat, Vuçiç është shprehur se me rëndësi për Beogradin janë marrëdhëniet e ngushta me Tiranën.
 
Vuçiç njoftoi se brenda dy apo tre muajve palët do të zhvillojnë një takim i cili do të mbahet me pjesëmarrjen e politikanëve dhe biznesmenëve nga të dyja vendet si dhe biznesmenëve shqiptarë dhe serbë nga Kosova.
 
Në deklaratën e tij për mediat serbe, Vuçiç nënvizoi se prioritet do të jetë vendosja e një linje direkte ajrore Beograd-Prishtinë, çështje që do të diskutohet edhe në Bruksel.
 
Kreu i ekzekutivit serb arsyetoi se bashkëpunimi mund të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë.
 
Një çështje e prekur nga Vuçiç ka qenë edhe vazhdimi i punimeve në autostradën Nish-Prishtinë, të cilën kreu i ekzekutivit serb e cilësoi një urë lidhëse që ndihmon në përmirësimin e bashkëpunimit.
 
Në tërësi Kryeministri i Serbisë u shpreh se kishte pasur një bisedë pozitive me homologun e tij Edi Rama.
 
Ndërkohë një tjetër projekt interesant i cili pritet të miratohet në Samitin e Brukselit është pikërisht ngritja e një Qendre Rinore Rajonale, ide kjo e propozuar nga Qeveria serbe dhe ajo shqiptare.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'