Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç një nga të akuzuarit e opozitës së Kosovës për mbështetje të zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se, nuk është i lumtur dhe i kënaqur me zgjedhjen e Thaçit ne krye te shtetit te Kosoves, por kjo është dëshira e shumicës shqiptare.
Vuçiç iu ka thënë gazetarëve se deputetët serbë nuk kanë votuar për Thaçin për faktin se nuk kishte marrëveshje me Beogradin dhe se këto vendime janë bërë në bazë të ndërgjegjes së tyre dhe në përputhje me interesat e tyre.
“Dhe në këtë kuptim, unë i mbështes ata. Deputetët serbë nuk kanë votuar për Thaçin, sepse duke menduar kryesisht për interesat e tyre dhe për mënyrën se si dhe me kë të jetojnë edhe kanë qëndruar aty.Serbët në Kosovë janë duke luftuar për mbijetesën e tyre” ka thënë ai.
Këto deklarata Vuçiç i ka bërë pas anulimit të vizitës së paralajmëruar prej tij në veri të Kosovës, në Mitrovicë, ndonëse nuk ka dhënë ansjë detaj se cila ishte arsyeja e anulimit të kësaj vizite.
Reaksia Online
(Gre.M.Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com