“Deklarata e djeshme e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncke, është inkurajuese. Mendoj se mund të ndodh, por nuk premtoj”, tha Vuçiç para gazetarëve në Beograd.
Ai tha se anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga vendimi i vendeve anëtare, por edhe nga marrëdhëniet ndaj Kosovës. “Ne kemi shumë për të bërë, ne si të tillë nuk do të hyjmë në BE. Doemos duhet të shohim se si do të zgjidhim marrëdhëniet me Prishtinën”, tha Vuçiç.
Vuçiç tha se Partia Përparimtare Serbe, e kryesuar prej tij javën e ardhshme, do të marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)