Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë kanë ngritur shumë hipoteza mbi të ardhmen e këtij shteti në BE. Por kryeministri Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se pavarësisht miqësisë me rusët, Serbia do të kërkojë të jetë pjesë e BE-së.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë janë plotësisht të mirë dhe normale. Por synimi ynë kryesor është që të bëhemi pjesë e BE-së. Nuk ka asnjë kthim pas”,- tha ai në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”.

I pyetur nëse Serbia do të kërkojë të bëhet anëtare e NATO-s, ai deklaroi se kjo është e komplikuar duke kujtuar ngjarjen e viti 1999 kur NATO bombardoi Serbinë për shkak të konfliktit me Kosovën.

Ndërsa lidhur me situatën ën Ukrainë, Vuçiç tha se Serbia mbështet integrimin territorial të Ukrainës dhe pjesë e saj përfshihet edhe Krimea.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)