Vuçiç vizitë zyrtare në Kroaci
vëmendja te zbutja e tensioneve

Vuçiç vizitë zyrtare në Kroaci<br />vëmendja te zbutja e tensioneve<br>
Gjatë vizitës së tij në Kroaci, kreu i shtetit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar presidenten kroate, Kolinda Kitaroviç. Takimi mes Vuçiç dhe Kitaroviç ka zgjatur dy orë, ku është diskutuar përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Koracisë janë shumë të ngarkuara me të kaluarën, këtë herë nuk kemi folur për këtë, por është detyra jonë të flasim dhe të kërkojmë zgjidhje për çështjet që na ndajnë”, është shprehur presidentja kroate pas takimit me Vuçiç.

Serbia dhe Kroacia janë dy republikat më të mëdha të dala pas rënies së Jugosllavisë, të cilat janë duke kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve pas luftës së viteve 1991- 1995.

Dy krerët e shteteve kanë rënë dakord për të zhvilluar kërkime për dhjetra mijëra koratë dhe serb të cilët janë shpallur të humbur gjatë luftës, ndërkohë është rënë dakord edhe për nisjen e bisedimeve për kufinjtë, një çështje të cilës i është lënë një afat kohor prej 2 vitesh për të gjetur zgjidhje. Ndërkohë që nëse dy vendet nuk arrinë të gjejnë zgjidhje, atëherë do t’i drejtohen gjykatës ndërkombëtare.

Gjatë vizitës së Vuçiç në Zagerb, rreth 1000 persona janë mbledhur për të protestuar në sheshin kryesor të qytetit.

 

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit