Lucero Sanchez, e njohur ndryshe si “La Chapodiputada” dhe ish-partnerja e bosit famëkeq të drogës Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, ka zbuluar detaje nga jeta e saj e mëparshme, kur ishte në marrëdhënie me Guzman.

Duke folur në një podcast meksikan, ish-kongresistja e zgjedhur nga karteli Sinaloa, e cila bashkëpunoi me drejtësinë amerikane dhe dëshmoi gjatë gjyqit të El Chapos në New York City, foli për abuzim psikologjik dhe kontroll të vazhdueshëm nga ana e El Chapos.

“Kam pasur sindromën e Stokholmit”, deklaroi ajo në intervistën e zhvilluar me gazetaren Adela Micha, duke treguar se trafikanti i drogës e monitoronte vazhdimisht gjatë lidhjes së tyre.

Lucero Sanchez kujtoi gjithashtu rrugëtimin e saj personal, që nga periudha kur punonte si parukiere dhe njohu El Chapon, deri te hyrja në politikë dhe zgjedhja e saj në vitin 2013 si përfaqësuese shtetërore në Kongres.

Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán u arrestua në vitin 2016 dhe në vitin 2019 u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë federale amerikane për drejtimin e një prej karteleve më të fuqishme të drogës në botë.