Djali i ish-liderit kuban, Fidel Castro, i ka dhënë fund jetës në moshën 68-vjeçare. Mediat e huaja raportojnë se është gjetur i vdekur një ditë më parë Fidel Castro Diaz-Balart, i cili lindi gjatë martesë së të atit me Mirta Diaz-Balart, vajzën e një politikani të njohur.
Viktima trajtohej prej disa muajsh nga mjekët, pasi vuante nga depresioni.
Fidel Castro Diaz-Balart ka qenë këshilltar shkencor për Këshillin e Shtetit Kuban, si dhe ka shërbyer edhe si nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Kubës. Babai i tij, Fidel Castro, i cili ka qenë në pushtet për shumë kohë, u nda nga jeta pak vite më parë, më 2016, në moshën 90-vjeçare.
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com