Koreografi i njohur lezhjan Gazmend Golemi është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije djali i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Sipas njoftimit të familjes, Golemi u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në spitalin e Firences, Itali, pas një sëmundjeje të rëndë.
Gazmend Golemi u ngjit për herë të parë në skene në moshën 6-vjeçare, e që prej asaj kohe koreografia u bë pjesë e pandashme e jetës së tij, duke nxjerrë dhjetëra grupe valltarësh që janë vlerësuar me çmime brenda e jashtë vendit.
Komente

