'Ballkanit të Hapur' do t'i bashkohet shumë shpejt Mali i Zi! Dritan Abazoviç e konfirmon: Marr pjesë në takimin e radhës në Ohër

'Ballkanit të Hapur' do t'i bashkohet shumë shpejt Mali i Zi! Dritan Abazoviç e konfirmon: Marr pjesë në takimin e radhës në Ohër

Dritan Abazoviç

Ballkanit të Hapur do t'i bashkohet shumë shpejt Mali i Zi, një prej 3 vendeve që ende nuk i janë bashkuar. Dritan Abazoviç ka njoftuar se do të jetë pjesë e takimit të ardhshëm të Ballkanit të Hapur që do të mbahet në Ohër.

“Nuk kam dëgjuar argument të vlefshëm se Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi. Unë do t’i përgjigjem ftesës së Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit të Hapur në Ohër. Do të jem në cilësinë e kryeministrit”, tha sonte Abazoviç.

Ai theksoi  se çdo iniciativë rajonale, e cila mund të përshpejtojë integrimin, është diçka që duhet pranuar.

“Nëse dikush ka një ide për të bërë një zëvendësim për integrimin evropian, ne nuk jemi të interesuar. Por realisht, nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm që thotë se Ballkani i Hapur nuk është i mirë për Malin e Zi. Nëse nuk është mirë për një parti apo politikan, le ta thonë. Nuk kam dëgjuar një argument të vlefshëm nga shteti”, tha Abazoviç.

Disa ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ftuar sërish kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç që të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur. 

2 javë më parë, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”. Ai tha se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se Kosova është ajo  që përfiton më së shumti. Megjithatë ende nuk i janë bashkuar zyrtarisht dhe duket se ka mjaft polemika lidhur me këtë çështje.

 “Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon reprezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, nëvizioi ai

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së me komisionerin e Bashkimit Europian Për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, gjatë vizitës së tij në Tiranë, i bëri një ftesë publike Abazoviç për t'iu bashkuar Ballkanit të hapur.

"Jemi shumë të interesuar që edhe të tjerë të përfshihen se Ballkani i Hapur është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës, dhe duke folur me kryeministrin e ri të Malit të Zi, imagjinoni sikur dikush t'ju thoshte 5 vjet më parë që Ballkani Perëndimor me 6 vende, do kishte 3 kryeministra shqiptar, sot është realitet, mund të jetë gjë e mirë ose e keqe, por nuk është pak, është shumë, sikundër është e qartë që shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat me Euopën ecin përpara nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, kjo është pak, por e sigurt dhe ne do e riftojmë Malin e Zi", pati thënë Rama. 

Samiti i radhës i Ballkanit të Hapur do të mbahet në 9-10 qershor në qytetin e Ohrit. Nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina nuk janë pjesë e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

S.C/K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?



×

Lajmi i fundit

John

Zelensky: Rusia na ka vjedhur paqen, por nuk do të na shkatërrojë