Vuçiç betohet si President i Serbisë:
Kosova është pjesë e vendit tonë
Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçic është betuar këtë të mërkurë solemnisht në Kuvendin serb, për mandatin e ri që do të ushtroj për pesë vite.
Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçic është betuar këtë të mërkurë solemnisht në Kuvendin serb, për mandatin e ri që do të ushtroj për pesë vite.
Ai është betuar mbi Kushtetutën e Serbisë dhe ligjeve përkatëse duke mos harruar pa përmendur edhe Kosovën që e sheh si pjesë të vendit.
“Betohem se do të përkushtohem me gjithë përpjekjet e mia për ta ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën si pjesë të saj si dhe realizimin e të drejtave të njeriut dhe pakicave”, u shpreh Vuçiç.
47-vjecari i cili deri më tani ka mbajtur postin e kryeministrit do të zëvendësojë Tomislov Nikoliç.
Pak para se Vucic të betohej, në qendër të Beogradit u shënuan edhe disa përplasje mes mbështetësve të tij dhe kundërshtarëve por që u sheshuan nga autoritetet para se të mbërrinin në godinën e Parlamentit.
Por edhe deputetët opozitarë e pranishëm në Kuvend përveç mbishkrimeve “Nuk është presidenti im”, mbanin në duar edhe të tjera, si: “Nuk dua tradhtar për president”, “Marrëveshja e Brukselit është tradhti”, “ “E ke shitur Kosovën”.
Ndaj këtyre protestave, presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, reagoi duka u dërguar një puthje me dorë.
Fitorja e Vuçiç në zgjedhjet e 2 prillit erdhi gati një vit pasi, Partia Progesive Serbe, që udhëhiqej nga Vuçiç, fitoi zgjedhjet parlamentare.Vuçiç ka forcuar kontrollin e tij në pushtet dhe ai e konsideron veten reformator në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Presidenca në Serbi është një post ceremonial, po besohet se Vuçiç do të vijojë të ushtrojë ndikimn e tij në politikën e vendit edhe pse do të jetë në prapaskenë. Madje disa kritikë kanë paralajmëruar se kontrolli i Partisë Progresive Serbe mbi tërë fuqinë legjislative dhe qeverisëse mund të shtyjë Serbinë drejt një autokracie.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.3%
-
Jo
27.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3342
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi
10 Janar, 22:44
-
Protesta në Sllovaki kundër raporteve më të ngushta me Rusinë
10 Janar, 22:25
-
Trump nuk e ka ftuar kryekomisioneren Ursula von der Leyen në inaugurimin e tij më 20 Janar
10 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i drejtësisë', ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca
10 Janar, 22:13
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Orë kritike për Kryepiskopin Anastas, besimtarët mblidhen mes lutjesh në kishën e Ungjillëzimit në Tiranë (VIDEO+FOTO)
10 Janar, 21:56
-
6 miliardë dollarë, si ia mori Shqipëria Kinës, Rusisë dhe Jugosllavisë?! Esencë-Report Tv
10 Janar, 21:34
-
Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, viziton për herë të tretë në spital Kryepeshkopin Anastas
10 Janar, 21:32
-
Mero Baze: E drejta për të folur nuk është baraz me të drejtën për t’u dëgjuar
10 Janar, 21:30
-
Çfarë do të thotë urdhri i ri ekzekutiv i Presidentit Biden për Ballkanin Perëndimor?
10 Janar, 21:28
-
Udhëtonte shpesh mes kufirit Shqipëri-Itali, 27-vjeçarit shqiptar i gjendet dhoma e hotelit e mbushur me kokainë! Merrte makinë me qira për ta shpërndarë
10 Janar, 21:28
-
‘Xibraka’/ Gaz Bardhi irritohet me SPAK pas përfundimit të hetimeve për Olsi Ramën: Jeni kthyer në qesharakë, as nuk hetuat fare, po bëni shqiptarët për budallenj
10 Janar, 21:23