Vuçiç: Çështja e Kosovës do të zgjidhet në paqe, do jem më i përmbajtur

Vuçiç: Çështja e Kosovës do të zgjidhet në paqe, do jem më i përmbajtur

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka testuar sot 2 nga 6 avionët MIG rus që kanë zbarkuar tashmë në kryeqytetin serb.

Presidenti serb ka thënë se shpreson se këta avionë nuk do të përdoren kurrë për kundërshtarët. Sipas tij, çështja me Kosovën do të zgjidhet në paqe. Vuçiç ka thënë se i vetmi synim që ka është zhvillimi ekonomik i Serbisë, raportojnë mediat serbe.

Nuk shqetësohem se sa mbështetje kam dhe nuk kam kërkuar hulumtime sa i përket Kosovës pasi një burrë shteti shqetësohet vetëm për atë se çfarë veprash të mira apo jo do të bëjë për një popull. Serbia do të kërkojë zgjidhje për Kosovën në çdo mënyrë, por mbi të gjitha do të ndjekë interesat e saj dhe rrugën drejt zhvillimit ekonomik.  Do të jem më i përmbajtur edhe për kërcënimet dhe mbështetjen. Nëse do të kemi propozim konkret do ta vëmë para popullit, por janë bërë shumë gabime dhe ne i falenderojmë edhe ata që na mbështesin dhe ata që janë kundër. Duhet të fokusohemi tek ekonomia.

Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë