SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç teksa komentonte deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj për korrigjimin e kufijve është shprehur se nuk ka forcë në botë që mund ta detyrojë që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Cilat janë kufijtë?" Për ata që njohin Rusinë, apo për ata që njohin Amerikën, për ato që njeh Spanja apo Italia.  Nuk ka forcë në botë që do të detyrojë mua të njohë një Kosovë të pavarur, nuk ka njeri në botë. Nuk do ta bëj!

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë

Ndër të tjera, Vuçiç u shpreh tejet i kënaqur se shumë vende anëtare të BE-së, nuk i mbështesin deklaratat e Haradinajt për të hequr kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë.