Vuçiç krahason veten me Biden në OKB: Edhe unë mund të flas 20 minuta si ai/ Presidenti i Serbisë irritohet me thirrjet: Kosova, Kosova, Kosova

Vuçiç krahason veten me Biden në OKB: Edhe unë mund të flas 20 minuta si ai/ Presidenti i Serbisë irritohet me thirrjet: Kosova, Kosova, Kosova

Presidenti i Serbise Aleksander Vucic

SERBI-Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka habitur me qasjen e tij, kur ka thënë para gazetarëve se po pret të trajtohet i njëjtë sikurse Presidenti i SHBA, Joe Biden në OKB.

Sipas Vuçiç dhe ai duhet të lejohet të flasë 20 minuta para të pranishmëve për çështje të cilat asnjë i gjallë s’do ta ndalojë.

“Nëse Biden mund të flasë për 20 minuta, mundem edhe unë. S’kam problem me këtë, s’do të më ndalojnë dot, të gjithë jemi të barabartë.”, tha Vuçiç.

Vuçiç shprehu irritimin për thirrjen e ushtarëve serb në West Point dy ditë më parë mbi Kosovën. Ai iu referua faktit të ndodhur gjatë përshëndetjes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ushtarët amerikan bërtisnin ”Kosova, Kosova, Kosova”.

“Jemi mësuar me këtë, do të durojmë. Do të kem takime me zyrtarët më të rëndësishëm amerikanë dhe do t'i pyes se si e interpretojnë ata shkeljen e rezolutës 1244″, përfundoi Vuçiç. /Euronews.Sr

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot

Mundësi të shkëlqyera për sukses në çdo fushë... horoskopi për sot