Vuçiç: Më kërcënon snajperi
më i mirë në rajon

Vuçiç: Më kërcënon snajperi<br />më i mirë në rajon
BEOGRAD-“Marr kërcënime, por nuk frikësohem për jetën time, frikësohem për familjen time”.

Kështu ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Shefi i Qeverisë serbe, duke folur për revistën kroate “Globus”, ka thënë se në fillim çdo gjë i dukej në rregull.

Por, ka shtuar ai, tani u gjet arsenal armësh.

“Në fillim më dukej gjithçka qesharake. Por, tani janë gjetur edhe armë. Janë gjetur njerëz të cilët tashmë janë arrestuar për vëzhgimin e banesës së vëllait tim. Ne kemi një dëshmi të gjallë i cili ka konfirmuar se një nga këta njerëz ka thënë: ‘Do të shihni se çfarë do të ndodhë me Vuçicin’.

"Dhe bëhet fjalë për njërin nga qitësit më të mirë në rajon”, i ka thënë Vuçiç javores kroate, duke shtuar se “kjo është Serbia dhe kë nuk kemi vrarë ne? Kemi vrarë të gjithë ata që kanë pasur vlerë: Karagjorgjen, Miloshin, dhe në fund kryeministrin Gjingjiç”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot