Vuçiç: Muri në Mitrovicë do të
shembet, serbët të ruajnë qetësinë

Vuçiç: Muri në Mitrovicë do të<br />shembet, serbët të ruajnë qetësinë
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme një takim me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarit e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ku në një pushim gjatë këtij takimi ka deklaruar se muri në Mitrovicë do të shembet.

Nuk vlen asgjë, duhet të shembet. Goran Rakiç pranon që të shembet , jo pse mendon keq për popullin e tij ose pse është frikacak, por sepse dëshiron ta ruaj paqen”,është shprehu Vuçiç.

Gjithashtu kryeministri serb ka folur edhe për bisedimet e kryera në Bruksel, të cilat i ka konsideruar si të “rënda” për Serbinë dhe ka shtuar se së shpejti do të jetë i gatshëm të flasë për to.

Ndërkohë Vuçiç u ka bërë thirrje shtetasve serb në Kosovë, që të ruajnë qëtësinë me çdo çmim.

“Në emër të shtetit të Serbisë dhe në emrin tim personal i lus serbët e Kosovës që të rrinë të qetë me çdo çmim, të jenë të dinjitetshëm dhe me krenari ta
ruajnë emrin dhe mbiemrin e tyre serb, të mos i braktisin vatrat e tyre. Ne do të luftojmë me të vërtetën, me të drejtën dhe me drejtësi
”,  ka përfunduar ai.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje