Vuçiç në Kosovë/ Analisti Nexhmedin Spahiu: Vizita, mungesë serioziteti e klasës politike

Prefesori dhe analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në një lidhje telefonike për Report TV,foli mbi vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ditën e djeshme në Kosovë. Spahiu tha se duhet të ulen tensionet mes dy vendeve dhe të arrihet një kompromis.Ai u shpreh se klasa politike e Kosovës duhet të jetë bashkëpunuese, të koordinohet me aleatët dhe para se të vinte Vuçiçi në Kosovë, të pyesnin amerikanët, të gjitha këto sipas tij, tregojnë mungesë seriozitetiti nga klasa politike e Kosovës. 

Si mund ta lexojmë vizitën e sotme në Kosovë të Presidentit Serb Vuçiç dhe zhvillimet e ndodhura atje?

Problem nuk është vizita e Vuçiç, por problem është nëse ai viziton Drenicën. Duhet të ulen tensionet dhe të pranojmë një kompromis. Puna e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Serbia është se ata nuk duan të ndodhë, por një ditë kjo do ndodhë.

Si e komentoni deklaratën e Vuçic se nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës?  

Vendimi për të dhënë leje nëse të futet në Kosovë ose jo Vuçiçi, duhet të matet mirë. Klasa politike e Kosovës duhet të jetë bashkëpunuese me aletatët e saj, të koordinohet. Para se të vinte Vuçiçi në Kosovë, duhej të pyeteshin amerikanët. Të gjitha këto tregojnë mungesë serioziteti nga klasa politike e Kosovës. 

Merkel ne vizitën e saj në Maqedoni u shpreh se nuk do të ketë ndryshim kufijsh edhe se Vuçic nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës?Merkel ne vizitën e sajë në Maqedoni u shpreh se nuk do të ketë ndryshim kufijsh edhe Vuçiç po ashtu a mjaftojnë këto dy deklarata për të rënë poshtë të gjitha hipotezat për ndryshim kufijsh?

Ka disa faktorë ndërkombëtarë që janë në favor të kësaj, ndërsa kufiri me Maqedoninë ka ndryshuar dhe me Malin e Zi gjithashtu ka ndryshuar. Idea e shkëmbimit të territoreve është një problem serioz, siç ëshë Lugina e Preshevës. 

Sot Vuçiç ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin Turk Rexhep Taip Erdogan, ju si e komentoni këtë telefonatë dhe pikërisht në këtë moment?

Turqia është një faktor garant në ballkan, kërkon të krijojë raporte të mira edhe me Serbinë. Ndërsa lëvizja e Vuçiçit në Kosovë, është një betejë e madhe politike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja