Vuçiç ironi nga Brukseli: Liderët europianë më kritikuan për çështjen ruso-ukrainase

 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk i ka kursyer ironitë nga Brukseli ku tha se ka marrë vetëm kritika nga liderët europianë sa i takon çështjes ruso-ukrainase, por nuk ka pasur asnjë rezultat pozitiv sa i përket çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, dhënien e statusit kandidat Bosnje-Hercegovinës.

"Analizoni rezultate konkrete, nuk kishte po ishte një diskutim i mirë. Nuk do e nënvlerësoja. Nëse më pyesni nëse Shqipëria dhe Maqedonia. Prishtina mori liberalizmin e vizave, jo, Bosnja statusin kandidat, jo nuk e morën. Natyrisht u kritikuam shumë nga shumë shtete anëtare për shkak të çështjes ruso -krainase, kaq ndodhi. Politika nuk ka të bëjë gjithmonë me termat konkrete, në fund çdo gjë lidhet me rezultate", tha Vuçiç.

Kujtojmë që Serbia nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së kundër Rusisë.


Lajmi kryesor:

Jo negociata! Rama i ashpër në Bruksel, mesazhe të forta liderëve të BE: Nuk mbani fjalën! Turp! Na vjen keq për ju! Të paaftë të çlironi dy pengje nga Bullgaria


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë