Vuçiç: Nuk do heqim dorë nga
“Trepça”, ajo i përket Serbisë

Vuçiç: Nuk do heqim dorë nga<br />“Trepça”, ajo i përket Serbisë<br>
Në një kohë kur NATO ka kërkuar nga vendet e Ballkanit të eliminojnë të gjitha mosmarrëveshjet dhe të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në rrugën e integrimit, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se nuk heq dorë nga “Trepça” gjatë 90- vjetorit të Kombinatit Metarlugjik.

“Serbia nuk heq kurrë dorë nga “Trepça”, ajo është jetike për ekonominë dhe kulturën serbe” tha Vuçiç.

“Trepça është pjesë e traditës sonë në Kosovë” kjo lidhet me historinë e serbëve, nuk mund të lejojmë askënd të përdhosi atë që i përket serbëve, do të luftojmë për të drejtat tona” u shpreh Vuçiç.

“Nuk do lejojmë askënd të marri Trepçen, ajo do jetë e jona gjithmonë,” deklaroj Vuçiç.

Presidenti serb shpjegoj para serbëve se për Trepçen ka interes të madh nga kompani për të investuar por kjo nuk është pranuar për shkak të statusit të papërcaktuar ligjor, kjo ka penguar dhënien me konçesion.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?