Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë dhe kërcënon: Serbia është e para ose e dyta më e forta në Europë

Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë dhe kërcënon: Serbia është e para ose e dyta më e forta në Europë

Ushtria serbe

Forcat e Armatosura të Serbisë kanë zhvilluar ditën e sotme stërvitjen e quajtur “Flamuri 2024” me rastin e Ditës së Bashkimit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar Serb.

Në aeroportin ushtarak “Kolonel-Pilot Milenko Pavloviq” u ekspozuan armatime dhe pajisje të shumta ushtarake, ndërsa aty ka marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Sipas mediave serbe, ky i fundit ka pretenduar se ushtria serbe është e para apo ndoshta e dyta më e forta në Europë. Ai është mburrur me numrin e madh të tankeve, radarëve dhe raketave.

"Për sa i përket numrit të tankeve operative dhe operacionale, jemi të parët ose të dytët në Evropë. Unë njoh 15 vende që kanë aq tanke sa ne. Unë isha këtu në vitin 2013 dhe as që mund ta ëndërronim këtë. Askush nuk e tregoi HQ-17, ne kemi radarë të rinj... Pesëdhjetë për qind e vendit të prodhimit është Serbia dhe kjo na bën një nga ushtritë më të armatosura në Evropë në raport me numrin e banorëve”, tha Vuçiç në Batajnicë.

Presidenti shtoi se armët dhe tanqet janë të prodhuara në Serbi, ndërsa tha se numri i tyre shkon nga 10 deri në 15 prodhime në vit.

"Ne mund të prodhojmë çdo vit nga 10 deri në 15 tanke", tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zajmo: 23/09/2024 13:45

    Hahaha, kam qesh me lot. E dyta nga fundi po e pranoj. ????????????????????????

    Përgjigju
  • Spirit Radio: 22/09/2024 11:34

    I ka kapur frika dhe presidenti i tyre i lodhur bën kërcënime të dëshpëruara me një copë ushtri të lodhur për të bërë heroin para popullit të tij të lodhur.

    Përgjigju
  • Mergimtari: 21/09/2024 14:48

    Te kyqem disa komenteve qe me shtyen te shkruaj. Vuqiqi do INJORIM TOTAL ! Ai keto dy vitet e fundit nxorri USHTRIN PREJ KASARNEVE TE VETA! He u soll reth e reth Kosoves jo do i bi ketu jo do i bi aty ! Prap mbrapa ne Kasarne fut ushtrin! Dhe pas disa jave prap jasht Me arsenal lufte dhe prao mbrapa dhe asgje ?! Vjet kushte PARAD USHTARAKE NE NISH! Ku me fjal kercnuse u drejtua KISOVES DUKE I THEN SE VETEM DY ORE KA PUNE PER TE HY NE KOSOVE! Por Miri pergjigje nga SHBA DHE KFORI Dhe skrattet tone! Dhe tani e vetmja kjo i asht ngel per tiu reklamu Evropes dhe Shteteve si KOSOVES, KROACIS, BOSNJES, MALIT ZI E MAQEDONIS!. Shtete me moral te ulet e idiotisk asht SERBIJA se vetem boshe dhe urejtje ndaj Shqiptareve ! Por portalet tona edhe te per na bombardojn me shkrime qe Shqiptareve ama bash hiq sju intereson se qja ba ushtrija Serbe ne Serbi.

    Përgjigju
  • Alb: 21/09/2024 11:26

    Ku e ka shqipnija kapitaliste ushtrin. Ha ha ha ha

    Përgjigju
  • Tahir: 21/09/2024 11:08

    O ju,gazetar dhe opinjonista të ndryshëme politikan në Kosovë,ju lutem mos i proklamoni mashtrimet dhe propagandat e Vuqiçit. Lejoni ate të merret vet Amerika dhe BE-ja.pom vjen keq por duhet tju them:as pozita në pushtet dhe as opozita,as mediat nuk jeni duke e ditur politiken e Serbisë.Ata e meritojnë vetëm injorimin . Sikur të ishte vepruar në fillim me injorim ndaj Vuçiqit dhe politikës së t'ijë nuk do ishim këtu ku jemi me ta?!

    Përgjigju
    • Emin Hetetemi: 21/09/2024 14:28

      Komenti më i bukur dhe më i saktë që kam dërgjuar. Ju lumtë

  • AltinTop: 21/09/2024 10:33

    Can trapin njeri per armet e tua… iket si dhia maleve nga policia e kosoves

    Përgjigju
  • Mondi: 21/09/2024 04:22

    Ishalla po vrasin veten me to se sjau ma bytha me ba luft, ka dhe Irani drona e avjona por ja vran presidentin si çen ????

    Përgjigju
  • Iris: 21/09/2024 03:31

    Po /balls/ sa kini,se po nuk patet ato,ju rrofshin armatimet dhe logjistika,e sidomos me dronet e raketat e sotme,ato tanket vlejne vetem si lodra femijesh?!

    Përgjigju
    • Gazi: 21/09/2024 10:06

      Balls kane serbet,dhe i kane prej celiku,po ti nuk di nga keto,se ti je shqiptar-musliman-legen! Se kane balls le celiku,prandaj jua leruan nenen kosovareve,kroateve,bosnjakeve,gjer.aneve ne l2b,italianeve po epo! Edhe prandaj hyri Amerika qe e ndaloluften,sepse po te ishte per serbet ne sarande e kishin ndaluar hapin! Prandaj populli sahanlepires shqiptar,thote:"tr cafte morri i serbit"!

  • Canus: 21/09/2024 01:53

    Qeni qe leh shume nuk ha ! Ka ardh koha ta marrin nje mesim cdo agresor si keto shtete palaqosh

    Përgjigju
  • Or tej: 21/09/2024 01:17

    Tanku doli nga moda sepse mjafton nje dron 500 Eurosh per ta hedhur ne ere or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?