Vuçiç për 'Le Figaro": Shqiptarët duan të dominojnë Ballkanin, Albin Kurti marrshim në 28 nëntor në Tiranë (VIDEO)

I pyetur për një takim të fundit me Hashim Thaçin, të organizuar nga Presidenti Francez Emanuel Macron, në margjinat e Konferencës së Paqes në Paris dhe mundësinë e arritjes së një zgjidhje, Alexander Vucic tha se ai nuk shquhej për optimizëm.

"Ne vazhdimisht po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje kompromisi, por Prishtina do vetëm që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës, dhe si kompensim Serbia nuk do të merrte asgjë," tha Vuçiç.

I pyetur nëse qëndron akoma ideja e demarkacionit, d.m.th., shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Vuçiç tha "jo", por dhe kur u pyet se çfarë do të dëshironte të fitonte nëse njihte Pavarësinë e Kosovë, ai tha se nuk është ngritur asnjë pyetje e tillë për momentin.

"Prishtina ka vendosur tarifa prej 100 përqind për produktet nga Serbia për të na detyruar të njohim pavarësinë e pakushtëzuar të Kosovës. Kjo nuk është sjellje e civilizuar. Nëse ata mendojnë se shantazhet e tyre mund të japin rezultate, gabohen”.

Vuçiç tha gjithashtu se kanë akoma aspiratën e Shqipërisë së Madhe.

"Ata e dëshirojnë kurse budallenjtë nuk duan ta shohin. Shpesh shqiptarët hone se me Kosovën do t’i bashkojë çatia e BE-së, dhe nganjëherë ndryshe, por ata kurrë nuk hoqën dorë nga ideja e Shqipërisë së Madhe. Albin Kurti i cili fitoi zgjedhjet, në biseda me diplomatë të huaj, mban pranë vetes flamurin e Shqipërisë dhe jo atë të Kosovës, dhe kjo nuk shqetëson as ambasadorin Britanik dhe as atë amerikan”, - tha Vuçiç

"Ata kanë krijuar interesa të reja kombëtare që synojnë mbizotërimin në Ballkan. Kështu, 28 Nëntori është festa kombëtare e Shqipërisë, dhe Kurti ka paralajmëruar tashmë një marshim të madh drejt Tiranës dhe sulmuar Edi Ramën pasi Kurti kundërshton politikën e bashkëpunimit në Ballkan, politikë e mbështetur nga Kryeministri shqiptar " tha presidenti serb.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 23/11/2019 22:21

    Rama pseudo piktori sharlatan antishqiptar qe lejoi greqishten gjithashtu në tabelat e rrugeve kombetare. Turp!

    Përgjigju
  • Hhgfc: 23/11/2019 19:16

    Mos u tremb Vuce. Nuk paraqesim asnji lloj rreziku. Ne, è shumta e shumta i fusim gishtin njani tjetrit.

    Përgjigju
  • Lui: 23/11/2019 18:58

    Nese jemi kombi me popullsi me te madhe ne gadishull, atehere na takon te dominojme. Sepse ne fund te fundit jemi ne shtepine tone!

    Përgjigju
  • Roma: 23/11/2019 16:34

    merda fatta

    Përgjigju
  • Arbëri: 23/11/2019 16:20

    E jona është Shqipëria natyrale dhe se ne duam të dominojm mbi gadishullin ilirik, ballkan për shqiptarët nuk ka ...!!!

    Përgjigju
  • Toni: 23/11/2019 16:03

    Që të bjerë Edi Rrota në këtë nivel „ Cjapi shkonë tekë Kadapi „ nuk e kisha besuar. Zhgenjim i madhë. Sa më par të ik aq më mirë. Mjerim që nuk kaperdihet.

    Përgjigju
    • ds71: 23/11/2019 20:36

      o malok meso shqipen para se te flasesh per shqiperin

  • Zumu: 23/11/2019 15:57

    E ka informaten nga Rama!

    Përgjigju
  • Argjon: 23/11/2019 15:18

    PS = Partia e Serbëve në Shqipëri! Poshtë Edi Rama, tradhtari i Kombit Shqiptar!

    Përgjigju
    • taku: 23/11/2019 16:21

      je fare injorant rama po e ben kte vend dhe ska per te ikur se ju do qejfi juve te pd

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen