Vuçiç pranon dokumentet e Kosovës për reciprocitetin, por me një kusht: Të specifikohet se nuk njihet pavarësia

Pak ditë para se Kosova të nisë zbatimin e reciprocitetit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi se Serbia është e gatshme të pranojë dokumentet e Kosovës, por vetëm me një shënim ku të specifikohet se nuk njihet pavarësia.

Sipas tij, lëvizja e shtetasve kosovarë në Serbi duhet të lejohet vetëm për arsye praktike, për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe s’mund të interpretohet si njohje e sovranitetit të vendit

Sipas Vuçiç, serbët e gjithë Kosovës duhet të lejohen të lëvizin me dokumente të Serbisë pa i treguar në kufi, ndërsa çështjen e targave e sheh më të komplikuar.

“Për këtë ne jemi duke kërkuar garancinë e BE-së. Ne jemi duke kërkuar që secili serb nga veriu i Kosovës të mund të hyjë në territorin e Kosovës me dokumente serbe, dhe që mund të dalin kur të duan. Nëse e konfirmojnë këtë, ne kemi zgjidhur një problem të vogël”, tha Vucic.

Vuçic theksoi edhe njëherë se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë mes vendeve. "Harrojeni këtë dhe mos ejani në Beograd me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, tha presidenti serb, duke shtuar se është i gatshëm të diskutojë për kompromis për çështje të tjera.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka kmentuar edhe njëherë situatën e pritshme në Veri të Kosovës, duke deklaruar se askush nuk duhet të vdesë ose të lëndohet për shkak të targave.

D.GJ/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taksë: 27/08/2022 15:58

    Ky do taksēn 100% por ja hapi rrugën RAMA me open Balkan ! Pse kush e do një Hungaria të dyte siç do Behet Serbia nqs hyn ne BE ! Shtet patetik!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK

Akuzohet se ka falsifikuar diplomën e shkollës së mesme, Belind Këlliçi paraqitet në SPAK