Vuçiç:Së bashku serbë,kroatë,
shqiptare mund të lëvizim malet

Vuçiç:Së bashku serbë,kroatë,<br />shqiptare mund të lëvizim malet
Aleksandër Vucic tashmë është zyrtarisht President i Serbisë dhe duket se historia e vendit merr tjetër rrjedhë.Ceremonia e inaugurimit  u mbajt në Pallatin e Serbisë në Beograd, i cili ka shërbyer si seli e qeverisë së ish-Republikës Federale të Jugosllavisë.Për herë të parë i shoqëruar nga gruaja e tij Vucic në fjalimin e tij u shpreh  se vendi dëshiron marrëdhënie të mirë qoftë me Rusinë qofte edhe me SHBA.


 “Gjendemi në rrugën evropiane, duam të mbetemi aty, të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë. Duam marrëdhënie të mira me SHBA-në, por krenohemi edhe  për marrëdhënie të mira me Rusinë. Kemi një gjeneratë që e kemi kuptuar se duhet të gjejmë zgjidhje dhe nuk ka ngelur asgjë tjetër përveç të ndalojmë luftërat dhe të mësojmë të punojmë. Serbia do të provojë të ndërtojë ura miqësie dhe fuqi të re të Evropës dhe Botës. Po, ne serbët dhe ju kroatët, boshnjakët, malazezët, shqiptarët e maqedonasit, bashkë mund t’i lëvizim malet. Nuk na duhet një Jugosllavi e re, por mund të luftojmë bashkë për një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë të varfër"u shpreh Vucic.

Ceremonia u ndoq nga rreth 5,000 të ftuar, përfshirë të dërguar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.Delegacioni amerikan u kryesua nga  diplomati Hoyt Brian Yee, zëvendësndihmës i sekretarit të Shtetit, ndërsa ai rus u kryesua nga zëvendëskryeministri Dmitry Rogozin.

Një nga ndryshimet e para që Vucic duket se do të sjellë në politikën e vendit është pikërisht zgjedhja e kryeministrit.

Në vendin e  kreut të qeverisë  ai ka propozuar një pjesëtare të komunitetit LGBT, Ana Brnabiç.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës