Vuçiç: Serbia po përballet me presione të vështira! Kurti ka të drejtë kur thotë se unë flas vetëm për Asociacionin
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia do të përballet me presione të vështira nga ndërkombëtarët. I pyetur nga një gazetar lidhur me kërkesën e deputetëve në Bundestagun gjerman të cilët kërkojnë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, Vuçiç tha se diçka e tillë nuk është e vërtetë sepse pasi Gjermania udhëhiqet nga Olaf Scholz.
“Por, ne sigurisht do të përballemi me presione të vështira. Ka pasur shumë të pavërteta e gënjeshtra ditëve të fundit, pasi shumë ishin të zemëruar dhe po shpresonin që unë do të firmosi diçka dhe të mund të thonin se Serbia ka humbur. Por, ata kurrë nuk kanë qenë të shqetësuar për Serbinë, por për kolltukët e tyre dhe arkat e plota të cilat nuk i meritojnë”, ka thënë Vuçiq për gazetarët nga Doha.
Ai tha se pavarësisht presioneve të vështira, situata sot është më ndryshe duke këmbëngulur se 27 shtete sipas tij e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Sa i takon deklaratës së Kurtit i cili tha se Vuçiç flet vetëm për Asociacionin, presidenti serb u përgjigj duke thënë se thjesht i përmbahej marrëveshjeve të nënshkruara.
“Unë kam problem në të folur, ka të drejtë Kurti, qëndroj pas të drejtës ndërkombëtare, qëndroj prapa Kartës së OKB-së dhe i përmbahem marrëveshjeve të nënshkruara”, tha Vuçiç.
Në 27 shkurt, Kurti dhe Vuçiç u takuan në Bruksel ku pavarësisht se nuk pati një marrëveshje të firmosur, pati një dakordësi mes palëve për të pranuar propozimin franko-gjerman si zgjidhjen e vetme për normalizimin e marrëdhënive mes Serbisë dhe Kosovës.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Arrestimi i zyrtares së Shëndetësisë, a po e lufton SPAK korrupsionin?
-
Po
31.5%
-
Jo
58.9%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 628
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Kodi anti-amerikan i Albinit për Berishën
3 Qershor, 20:42
-
Pse “enverizmi” i Albin Kurtit nuk i duhet Kosovës, Shqipërisë, Ballkanit!
3 Qershor, 19:53
-
BE: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, ose do të përballen me pasoja negative! Sa më shpejt zgjedhje të parakohshme
3 Qershor, 14:43
-
Historia e një borxhliu, që kërkonte sovranitet nga “fajdexhiu”
3 Qershor, 09:51
-
Zgjedhjet në veri të Kosovës, Kurti: Jemi dakord, por bandat e dhunshme duhet të kthehen në Serbi, ose do arrestohen te ne
3 Qershor, 08:36
-
I vetëm kundër të gjithëve!
2 Qershor, 21:32
-
Mero Baze: Baballarët e kombit shqiptar dhe baballarët e shtetit të Kosovës, përballë Albin Kurtit
2 Qershor, 19:14
-
Tensionet në veri, Lajçak e Escobar javën tjetër në Kosovë! PE kërkon para ligjit sulmuesit e ushtarëve të KFOR! Vuçiç: Pres propozimin e Perëndimit
2 Qershor, 07:27
-
Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Nuk i prekin dot një fije floku! Po të isha si Kurti, do hyja në zgjedhje pa krijuar polemika me miqtë e aleatët
1 Qershor, 21:30
-
Mero Baze: Vjosa Osmani, 'telefoni i prishur' i Albinit
1 Qershor, 20:07
-
VIDEO/ Rama tjetër takim me Vuçiç krah Ursula Von der Leyen: Duhet t'i jepet fund absurdit kërcënues
1 Qershor, 12:21
-
I rrezikshëm, si Chuck Norrisi!
1 Qershor, 08:23