Vuçiç sërish në Berlin, takim me Merkel, ja çfarë do t'i propozojë për Kosovën

Vuçiç sërish në Berlin, takim me Merkel, ja çfarë do t'i propozojë për Kosovën

Aleksandëer Vuçiç dhe Angela Merkel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të rikthehet sërish në Berlin më 13 prill, në një vizitë zyrtare ku do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Kjo është vizita e dytë e Vuçiç në kryeqytetin gjerman brenda dy muajve, ku numri një i shtetit të Serbisë kërkon mbështetjen e Gjermanisë për vendin e tij në rrugën e antarësimit europian.

Nga ana tjetër, Berlini zyrtar e ka bërë të qartë, që rruga e Serbisë për anëtarësim në BE kalon fillimisht nga Prishtina, ku të gjitha marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të normalizohet, si dhe ka theksuar se avancimi i Beogradit drejt Bashkimit Europian, varet nga zgjidhja ose jo e mosmarrëveshjeve me Prishtinën.

Nga ana tjetër, mediat në Serbi kanë raportuar se Vuçiç do t’i paraqesë kancerlares Merkel edhe një propozim për sa i përket zgjidhjes së problemeve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Gjatë dy ditëve të fundit, tensionet politike mes Prishtinës dhe Beogradit janë rritur ndjeshëm, pas deklaratës së Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili në përvjetorin e betejës së Koshares tha se Kosova mbetej ende e kërcënuar nga Serbia, por shtoi se këtyre kërcënimeve do t’u përgjigjet ashtu si në vitin 1999; me pushkë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje