Vuçiç: Shqipëria po na bën 
presion nga të gjitha anët

Vuçiç: Shqipëria po na bën <br />presion nga të gjitha anët
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij po përballet me presione nga të gjitha anët nga Shqipëria për shkak të mbështetjes, që sipas tij, shqiptarët gëzojnë në perëndim. 

"Ata (shqiptarët), mund t’i bëjnë të gjitha këto përderisa kanë mbrojtësit e vet jashtë, porse e drejta ndërkombëtare duhet të ekzistojë e të respektohet”, ka thënë Vuçiç duke shtuar se Serbia nuk ka mbrojtës të tillë dhe se ajo iu është nënshtruar presioneve nge të gjitha anët për shkak të ndërgjegjes së papastër të Shqipërisë. 

"Për shkak të ndërgjegjes së tyre të papastër ndaj atdheut tonë, ne jemi të detyruar të durojmë presionet, ndonjëherë edhe t’iu nënshtrohemi, ndonjëherë jo, e kur s’e bëjmë këtë na e bëjnë me gisht si të jemi “uni-atët e Europës” ose nuk e di se çfarë tjetër, vetëm pse kemi ruajtur atdheun tonë”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiç ka komentuar edhe premtimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për pajisjen me pasaporta të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. "Me ato pasaporta, larg kanë për të shkuar ata", citon Tanjug të ketë thënë ai duke shtuar se "nuk ka nevojë për gënjeshtra, pasi dihet saktë se sa shqiptarë ka në Serbinë qendrore dhe se ka shumë më shumë serbë në Kosovën qendrore". Ai ka shtuar se Serbia do ta vazhdojë punën e vet, të mbrojë pavarësinë e Serbisë, integritetin territorial dhe sovranitetin ndërsa ata “le ta bëjnë punën e vet”./Koha.net/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin