TIRANË - Kur kanë mbetur pak ditë nga vizita e tij në Tiranë, e para e një kryeministri serb në Shqipëri, Aleksandër Vuçiç nuk i hiqet mendja nga mbrëmja e 14 tetorit në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Në një interviste për televizioni B92 për marrëdhëniet me Shqipërinë, ai tha se duhet të bëhet kujdes pasi shqiptarët janë një popull në zgjerim. Megjithatë Vuçiç nënvizoi se marrëdhëniet Serbi-Shqipëri janë të mira.

Ndërsa lidhur me dronin dhe flamurin e Shqipërisë së Madhe, kryeministri serb u shpreh se ai dhe Rama e dinë se kush e hodhi.
 
Shqipëria dhe shqiptarët janë një ‘popull në zgjerim’ dhe ne duhet të kemi kujdes me ta, të kemi marrëdhënie të mira. Ne e dimë dhe autoritetet e dinë se çfarë ndodhi, ishte pa dyshim e organizuar politikisht. Të dy, Edi Rama dhe unë, e dimë kush e bëri.”, tha Vuçiç
 
Rama për AFP: Ne duam të përmirësojmë bashkëpunimin me Serbinë
‘Shqipëria dëshiron të përmirësojë bashkëpunimin me Serbinë dhe të dy vendet bashkërisht të ecin drejt Bashkimit Evropian’. Kështu tha Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për AFP-në, në prag të vizitës së Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Vizia e Vuçiç, është e para vizitë zyrtare në Shqipëri e një kryeministri serb, dhe ka si qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara mes dy vendeve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)